Delegacionet e Kievit dhe Moskës përpiqen sërish këtë të Hënë të sheshojnë më tej, ndasitë për konfliktin e Ukrainës. Grupet negociatore të dy vendeve bisedojnë online sërish për çështjen e armëpushimit, të kërkuar nga Ukraina.
Pavarësisht optimizmit të shprehur të Dielën nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushollu se palët janë pranë një marrëveshjeje, duket se palët nuk po arrijnë t’i çojnë përpara bisedimet. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov se negociatat kanë ngecur, duke fajësuar Kievin. Moska nuk duket e gatshme të pranojë që vende të huaja, të garantojnë sovranitetin e Ukrainës në rast të një sulmi nga jashtë. Ky është kushti i Kievit për të pranuar mosanëtarësimin në NATO dhe demilitarizimin e gjithë vendit, siç kërkon Moska.
Peskov iu përgjigj edhe kërkesës së Zelenskit për një takim me Putinin. Sipas tij, ky takim do të zhvillohet vetëm kur të jenë vënë baza të forta, çka nënkupton se Putin dhe Zelenski do të takohen vetëm për të nënshkruar traktatet që do të përpilohen nga dialogu në nivel diplomatësh.
Edhe kryeministri izraelit Naftali Benet, që u ka ofruar palëve ndërmjetësim, thotë se mes Kievit dhe Moskës ka ende një hendek të madh. Deklaratën, Benet e bëri pas videkonferencës që presidenti ukrainas Volodimir Zelenski Zhvilloi gjatë një seance në parlamentin izraelit, ku i bëri thirrje për ndërmjetësim qeverisë së këtij vendi.
Sakaq, presidenti amerikan Xho Bajden do të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët europianë Dragi, Makron, Sholc e Xhonson, para se të nisë turin e tij në vendet e BE-së ku do të marrë pjesë edhe në samitin e NATO-s këtë javë në Bruksel.
Tv Klan
#Rusi #Ukraine
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!