Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ngritur padi penale për kryetarin e grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Në një njoftim nga Ministria e Brendshme, theksohet se Paloka ka bërë një sërë shpifjesh ndaj Tahirit.
“Sot Ministri Saimir Tahiri i kërkoi zyrës juridike formulimin e padisë penale dhe civile për kryetarin e grupit parlamentar të PD Edi Paloka, lidhur me derdhjen në publik të një sasie shpifjesh të pazakonshme edhe për një shpifës profesionist si Edi Paloka”, theksohet në njëoftimin e MB.
Në padinë e përgatitur, theksohet se nëse Edi Paloka ka prova ato duhet t’i tregojë para një trupi gjykues. “Ministri Tahiri është i gatshëm që në rastin e paraqitjes së një prove të vetme nga Edi Paloka, lidhur me akuzat e ngritura sot, të përballet me të vërtetën në të gjitha mënyrat, për përgjegjësinë që mban në detyrë por edhe para ligjit e drejtësisë po ashtu. Në të kundërt drejtësia duhet ta ndihmojë Edi Palokën të mësojë se koha e pandëshkueshmërisë për zanatin e tij të ulët ka mbaruar”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një deklaratë për mediat ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ai tha se po u bën presion Prokurorisë dhe medias. Sipas numrit dy të PD-së Tahiri, miku i Emiljano Shullazit, ka lidhje me krimin e organizuar e po ashtu dyshohet edhe për mbështetje te narkotrafikanteve. Kjo është padia e dytë për Edi Palokën, e ndërsa para ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte kryeministri Edi Rama që ngriti një padi për shpifje ndaj tij. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!