Linja hekurudhorë në Shqipëri prej vitesh është lënë në harresë e shkatërruar, e vjedhur dhe pa asnjë lloj investimi.
Këshilli i Lartë i Territorit që në mbledhjen e tij të parë miratoi lejen e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë- Durrës, centarlin fotovoltaik të Qyrsaqit dhe Portit të Jahteve Marina Rodon.
Linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC Spa e cila u shpall fituese një vit më parë ndëkrohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare. Kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (ËBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.
Per sa i përket ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në digën e Qyrsaqit në Kaskadën e Drinit, autoriteti publik që ka aplikuar është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Për KESH ky projekt do të jetë i dyti që dot ë zbatohet me një kapacitet të instaluar 5.1 MË ndërkohë që më herët Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim aprovoi mbështetjen për projektin 12.9 MË në vlerën 9.1 milionë euro.
Një projekt tjetër me rëndësi është projëkti I Dajtit, ku kompania Dajti Ekspress kërkon të zhvillojë objektin masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt”.
Rreth 17 vendime janë diskutuar ku bëjnë pjesë edhe projekte të lidhura me kolaudimin e makinave. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka aplikuar për rikonstruksione apo zyrat modulare të agjencive doganore nga Autoriteti Portual Durrës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KLT3Hekurusha#TopChannel
Ещё видео!