Banorët e Vorës u mblodhën sërish të hënën në protestë para Bashkisë, pasi nuk janë dakord për planin e rindërtimit, sepse sipas tyre do të shemben dhe godina të cilat janë të padëmtuara nga tërmeti
“Na prishet shtëpia pa asnjë dëmtim, do të prishet për tu bërë plani rregullues. Shtëpia ime është prishur disa herë dhe s’po vëmë gjume në sy, është shprehur qytetari”, është shprehur një banore.
Prej disa ditësh banorët kanë kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë Vorë për të dëgjuar kërkesat e tyre për procesin e planit të rindërtimit dhe më në fund takimit pritet të realizohet
“Më mori vete kryetari në telefon dhe me tha e krijojmë një përfaqesi banorësh që të takohemi pa praninë e medias dhe të flasim për kërkesat tona”, ka thënë një qytetar.
Banorët e Vorës shprehen se për shkak të 13 pallateve të dëmtuara nga tërmeti, do shemben edhe godina të cilat janë të padëmtuara
Godinat e dëmtuara jane 13 pallate dhe për efekt të tyre do shemben edhe 70 godina të padëmtuara, ndaj ne s’jemi dakord, pasi duam të dimë se çfarë do ndodhë me ne”, shprehen ndër të tjera banorët.
Pas shembjes së godinave të banimit dhe biznesit, mënyra e trajtimit sipas banorëve është tejet qesharake pasi do përfitojnë hapësira shumë të vogla
Deri më tani Bashkia Vorë nuk ka reaguar në lidhje me planin e rindërtimit, por pas takimit që do zhvillohet me një përfaqësi të banorëve të zonës do të vendoset se si do veprohet. /abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!