#edirama #europe #sherbimetonline #shqiperi
Duke ju referuar të dhënave të publikuara nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare, Kryeminitri Rama thotë se Shqipria ia ka dalë të renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online.
Një lajm i mirë ky sipas kreut të qeverisë që fakton se “Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës”.
Kryeministri pranon se ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, por shton se përmes ofrimit online të 1225 shërbimeve publike vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, në rrugën e revolucionit dixhital.
Rama u kthen përgjigje edhe atyre që sipas tij “flasin përçart sa i përket sulmeve kibernetike mbi Shqipërinë. Thotë se vendi ynë është sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar dhe se sulmi ka dështuar sepse është investuar në drejtimin e duhur, duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!