#oranews #saliberisha #gazmendbardhi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se qëndrimet e tij dhe të Gazment Bardhit sa i përket kandidatit të opozitës për kryeministër janë pranë njëra-tjetrës.
I pyetur mbi qëndrimet e Bardhit se nuk bashkohet me Berishën nëse ai do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025, Berisha tha se nëse PD del fituese, kandidati për kryeministër do të dalë nga primaret e demokratëve.
Berisha në konferencë ka shprehur qartë se kreu i PL, Ilir Meta është i angazhuar dhe i vendosur për rikthimin e votës së lirë.
Ishte kreu i PL, Meta, i cili ditën e djeshme në një konferencë për mediat, nuk fliste për një protestë të opozitës, por për një protestë të shoqërisë.
Por Berisha ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet, ndërsa theksoi se po bashkëpunojnë duke garantuar krijimin e një fronti më të gjerë opozitar.
Pjesë nga konferenca
Pyetje: Bardhi deklaroi se me Sali Berishën kandidat për kryeministër në 2025 nuk do ti bashkohet grupit tuaj. Do të jeni kandidat në 2025 apo mund të nxirrni një kandidat tjetër?
Berisha: Nuk jemi larg me Gazin në këtë rast. Unë kam deklaruar se edhe pasi të fitojë zgjedhjet PD, do ketë votim primaresh për kryeministër. Nëse shqiptarët votojnë masivisht Sali Berishën për kryeministër, çdo demokrat do ti nënshtrohet votës. Por këtë detyrim e ka Sali Berisha, do ketë një votë për kryeministër. Do të ketë votë për kryeministrin. Asnjeri nuk mund ta kundërshtojë votën masive për mua, ta zëmë.
Pyetje: Kreu i PL, Ilir Meta nuk u shpreh entuziast për skenarin e protestave?
Berisha: Po të garantoj që po bashkëpunojmë dhe që Ilir Meta është i angazhuar dhe i palëkundur në rikthimin e votës së lirë. Ju garantoj se do të krijojmë frontin më të gjerë opozitar. Do të mblidhet Kryesia dhe do të përcaktojë analizën që do të bëjë PD, do t’u komunikohet në sallë.
Edi Rama vazhdon me skenarin e tij, por siç ka dështuar do të dështojë. Situata është ndryshe nga çfarë shihet, Premtimi që bëmë për mbrojtjen e votës po mbahet pikë për pikë dhe nuk nënkuptoj mbrojtjen me armë , por verifikimin , identifikimin e të gjitha shkeljeve, paraqitjen e tyre me një raport para shqiptarëve dhe ndërkombëtare.
Pra mbi bazën e konkluzioneve do të bëhet edhe plani i veprimit dhe kjo nuk vendoset vetëm nga unë , por edhe nga kryesia dhe aleatët dhe qëllimi është që shqiptarët të votojnë të lirë sepse votë të lirë me Edi Ramën nuk ka.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!