Lajme arkiva 2005
Orët e para të këtij mëngjesi kanë mbledhur në xhami qindra besimtarë mysliman për t’u falur në ditën e Fiter Bajramit si veprim i parë që shënon nisjen e festës së Bajramit. Për besimtarët që kanë agjëruar kjo ditë është në kalendarin e tyre si fundi i muajit të Ramazanit.
Elvis Naçi: “Çdo myftini ka iniciativën për të mbledhur besimtarët dhe për të bërë faljen e Bajramit e cila falet në orën 07:01 dhe pastaj të gjithë besimtarët lëvizin nëpër shtëpitë e tyre për ta festuar drekën e Fiter Bajramit.”
“Festa e Bajramit është përfundimi i muajit të Ramazanit me sukses dhe bëhet festë.”
Duke mos u larguar nga tradita për të festuar në shtëpi nuk i kanë munguar kësaj feste fetare vizitat mes kushërinjsh dhe tek të njohurit, pa harruar edhe kuzhinën alla shqiptarçe.
Qytetare: “Do të hapmë drekën dhe pasdite do të dalim për vizita tek të afërmit tonë.“
Gazetarja: Gjithmonë kështu e festoni në shtëpi?
Qytetare: “Po gjithmonë kështu në shtëpi.“
Zërit të imamëve që njoftojnë besimtarët për t’u falur në vaktin tjetër të këtij bajrami i janë shtuar në këtë festë edhe lypësit në hyrje të xhamive si dhe daullet që njoftojnë se muaji i agjërimit ka mbaruar./tvklan.al
Gazetare: Anila Hoxha
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!