Bluzat e bardha në Vlorë që presin për tu vaksinuar vazhdojnë të mos ruajnë distancën, duke shkelur rregullat e caktuara nga Komiteti Teknik.
Për të krijuar sadopak rregull është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.
Por përpara se të shfaqeshin efektivët e policisë situata ka qenë vërtet alarmante.
Mjekët dhe infermierët kur pyeten se përse nuk respektojnë masat hezitojnë të përgjigjen, ndërsa shmangen duke u larguar.
“Tani kemi radhën”, u shpreh një prej tyre.
Radhën për tu vaksinuar në pallatin e sportit në Vlorë e kanë pasur mjekët e shërbimit parësor të Vlorës, Tepelenës, Lushnjës , Përmetit dhe Sarandës.
Dhe në Shkodër të moshuarit që po vaksinohen nuk kanë ruajtur distancën.
Ata kanë qëndruar të grumbulluar tek dera deri sa ju ka ardhur radha për të kryer vaksinën.
/abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!