Enkelejd Alibeaj do të mbledhë këtë të Hënë Kryesinë e tij. Në mëngjesin e sotëm grupimi i tij, dorëzoi përmes përfaqësuesit të saj ligjor Indrit Sefa kërkesën në KQZ për regjistrimin e partisë në zgjedhjet lokale të 2023-it. Në këtë shkresë, ishte dhe dokumenti ku Lulzim Basha në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike ka autorizuar Alibeajn për regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet e 14 Majit.I pyetur nga gazetarët se kush e drejton Kryesinë, duke qenë se Basha është ende kryetari ligjor i PD-së, Alibeaj tha se përgjigjien do e japë pas mbledhjes.Pyetje: Kush e drejton kryesinë sepse pamë letrën që kryetari është Basha?Enkelejd Alibeaj: Do ta merrni vesh në prononcimin që do të kem pas takimit të mbledhjes.Ndërkohë sa i përket grupimit që mbështet Berishën mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar u depozitua kërkesa për t’u regjistruar për zgjedhjet. Aty u vendos që në zgjedhjet lokale të shkohet me koalicion. Kujtojmë që të Premten, Gjykata e Apelit vendosi që të kthejë për gjykim çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!