Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Intervistë me Arben Imamin i cili flet për luftën në Kosovë dhe përballimin e situatës në Shqipëri.
Arben Imami: Nuk është çeshtja se Qeveria dhe Shqipëria duhet të hapin luftë në këtë moment. Lufta është e hapur në Kosovë midis Millosheviçit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar demokratik. Ne duhet t'i mbahemi kësaj linje. Çdo linjë tjetër e pseudotrimerisë nuk do të bënte asgjë tjetër veçse do ta zhvendoste linjën e konfliktit nga Millosheviç-komunitet ndërkombëtar në marrëdhënie ndërshtetërore, gjë që besoj që nuk është në interes të shqiptarëve në përgjithësi të kombit shqiptar dhe posaçërisht të Kosovës.
Gazetari: Zoti Imami e shihni si element të domosdoshëm vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto momente?
Arben Imami: Ndoshta në ndonjë zonë të posaçme ku ka përqëndrime mbi kapacitetet mundet të ketë elementet, elementë flas gjithmonë, të gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me qarkullimin, lidhur me furnizimin, lidhur me çmimet. Kemi spekulime të posaçme me çmimet për shërbimet, për ushqimet e të tjerë, dhe në këtë drejtim mund të vendoset. Megjithatë besoj që deri më tani Shqipëria i ka absorbuar falë kapaciteteve që deri më dje të gjithë ne nuk i dinim që i kishim. E ka absorbuar jashtëzakonisht bukur gjithë këtë fluks.
Gazetar: Vladimir Lame
Ещё видео!