Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë protestuar për herë të dytë duke kundërshtuar draftin që po përgatitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, që i detyron ata të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësore për tre vite në spitale të vendit ku ka mungesa mjekësh. pas përfundimit të studimeve.
Por studentët këtë e quajnë diskriminim ndonëse arsimohen me taksa të qytetarëve shqiptarë.
“Duke marrë shkas nga propozimi i fundit nga ministrja Ogerta Manastirliu, ministrja Evis Kushi dhe rektori i Universitetit, shprehim mospajtimin tonë të thellë”, shprehen studentët që pranojnë që të detyrohen në vendimet e tyre.
Studentët e nisën protestën përpara rektoratit dhe marshuan përgjatë rrugës së Dibrës, duke u ndalur përpara Ministrisë së Arsimit ku varën bluzat e bardha në kangjella.
Më herët, rektori i Universitetit të Mjekësisë ka shpjeguar se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar por po diskutohet mënyra për të frenuar largimin e mjekëve, duke i nxitur si me rritjen e pagave, kredi të buta e të tjera alternativa. Për një student të Fakultetit të Mjekësisë, qytetarët paguajnë afro 18 mijë dollarë për 6 vite studim. Ndërkohë që tarifën e studimit në këtë fakultet, e paguajnë vetëm një pakicë që kanë mesatare 5-6 .
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Studentët#Protestë#TopChannelNews
Ещё видео!