#oranews #shkoder #liqenishirokes #shiroke #liqenishkodres #festaneshkoder
"Shkodra thesar i natyrës dhe vlerave njerëzore!" Me këtë mesazh nisi festa e liqenit, që për dy ditë radhazi e ktheu Shirokën, në pikë takimin e të gjitha moshave, duke promovuar bukuritë natyrore, sportet ujore, gastronominë, artizanatin dhe vlerat që zona ka.
Një traditë kjo që çdo vit vjen si një ftesë për ta eksploruar këtë territor të pasur nga natyra, e mikëpritës nga njerëzit që e banojnë. Bardh Spahia: Të promovojmë liqenin tonë si një burim të jashtëzakonshëm turizmi, si një burim vlerash të rralla, një atraksioni të veçantë jo vetëm, për shkodranët por shumë e shumë miq.
Të vizitosh Shirokën, është e pamundur të mos kërkosh të shijosh tavën e krapit, atë që është tradicionale e zonës e trashëguar brez pas brezi.
Bledar Shpatina: Krapi, kemi dhe vezët e peshkut. I jemi përshtatur kësaj feste dhe eventi.
Trofeu ‘Enver Muriqi” nga shoqata e veteranëve të notit, garat e kanotazhit dhe lojërat me dorë e bënë edhe më të veçantë këtë ditë që bëri bashkë fëmijë e të rritur nga Shqipëria e Kosova.
"Dua të ndalem te dallëndyshja faqebardhë për faktin se kohët e fundit kemi marrë vesh se folezon vetëm në liqenin e Shkodrës."
"Notin e kam mësuar që 4 vjeç dhe erdha ta provoj."
"Është ndoshta aktiviteti i parë që marr pjesë, e respektoj. Jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij aktiviteti."
Me ftesën "Eja në Shkodër dhe zbulo bukuritë e këtij qyteti" u mbyll festa e liqenit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!