#pedagoget #bojkoti #vendosje
Pedagogët nuk kanë ende një vendim nëse do ta bojkotojnë ose jo nisjen e vitit të ri akademik. Kjo do vendoset në protestën e ditës së premte bashke me studentet.
Sander Kovaçi: Me datën 14 do marrim një vendim duke diskutuar me studentët. Janë dakord që tarifat e tyre të përdoren për rrogat e pedagogëve apo tu kthehen në shërbime.
Megjithatë pedagogët thonë se nuk tërhiqen nga kërkesa për rritje te pagave të rreth 5 mijë punonjësve me 30% këtë vit, ndërsa e konsiderojnë qesharake rritjen e premtuar nga qeveria.
Sander Kovaçi: Dhe 20% sot një vit, është parakusht që të vihet në vend dinjiteti i profesoratit.
Enkeleda Olldashi: Pse gjithë këto vite nuk jemi ngritur për të kërkuar të drejtat tona, sepse secili koleg është përpjekur për të bërë një punë të dytë, të tretë për të kompensuar mbështetjen e mungesës financiare, nëse ne vazhdojmë kështu jemi në rënie të lirë.
Lush Susaj: Me një thirrje zemre na lini të punojmë këtu, na lini të përgatisim studentë e profesionistë këtu.
Qeveria ka vendosur që nga 1 Nëntori, pagat e pedagogëve të rriten deri në 15%. 7% do mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë universiteteve.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!