Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Dashamir Shehi ka kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se argumentat që përdor qeveria nuk qëndrojnë.
Shteti arrogant, tha Shehi, po shkatërron kulturën.
Deputeti tha se gjithë kjo nismë e mazhorancës në thelb ka grabitjen e tokës publike.
Madje duke sjellë shembullin e vet se kishte rendur 3 vjet për të rimarrë tokat dhe më pas ishte dorëzuar, Shehi tha se Rama ka 20 vjet që rend pas Teatrit po nuk u tërhoq.
Dashamir Shehi: Kjo tema e Teatrit, ashtu si Teatri vetë i ka të gjitha brenda dramën, komedinë, tragjedinë. Por ky teatri jonë ka dhe një hall tjetër, paratë.
Zoti Kryeministër ka 20 vjet që merret me këtë. Unë kam pasur një tufë pronash të miat, të babait tim, të ligjshme. I gjurmova vetëm 3 vjet më pas u mërzita, por ky ka 20 vite që e do këtë pronë. Teatri atë që ka vlerë më të madhe vjetërsinë e saj.
Kjo qoshe e Tiranës besoj se mund të jetë hapësira publike më e nderuar për tu mbajtur dhe respektuar.
Ne duhet të mburremi atë që kemi histori, jo me të rejat. Arsyetim më idiot është kjo që të vjetrën dhe ta shembim.
Doni të re, keni bulevardin e ri, ikni i bëni atje. Jetë në këtë qytet, ka vetëm nga Universiteti tek 15-katëshi, pastaj pjesa tjetër është shndërruar vetëm në një konvikt. Sheshin mend po vinë turistat jo nordikë, këtu 1 km jetë është.
Këta duan të vendosin këty dhe kulla dhe teatrin e ri. Teatri ka vlerë se është i vjetër.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!