Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e dytë për kërkesën e Presidentit të Republikës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.
Në nisje të seancës, Këshilltari Ligjor i Presidentit ka nënvizuar se Presidenca ka kërkuar prova shtesë dhe ballafaqim me dëshmitarë. Sipas tij nuk janë administruar nga presidenti të gjitha provat e kërkuara, si për shembull kontrata e shitblerjes së truallit.
Dervishaj tha se është kërkuar gjithashtu projekti i Teatrit Kombëtar i cili ende nuk ka ardhur. Gjithashtu është kërkuar sipas tij edhe dokumentacioni që i parapriu propozimit të ligjit dhe ky s'ka ardhur si shumë dokumente të tjetra.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#IlirMeta#Teatri#TopChannel
Ещё видео!