#oranews #interviste
Erida Nelaj, Shefe e Sektorit të Vaksinimit në ISHP, ka komentuar vonesat e vaksinimit prej disa ditësh në vendin tonë, ku qindra qytetarë nuk morën dozën e dytë të vaksinës pas dy javësh, ashtu siç është në rregullore.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Nelaj u shpreh se nuk është problem nëse e merr me vonesë dozën e dytë të vaksinës.
“Ishte një moment që nuk është se cënon vazhdimin e programit të vaksinimit pasi vonesat për individët që kanë marrë dozën e parë nuk e rëndësishëm nëse marrja e vaksinës vonon. Minimumi është një muaj. Më pas mund të bëhet në çdo kohë. Shtyrja e kohës nuk përbën problem. Ndoshta për qytetarët ishte pak shqetësuese pasi ndodhi në një moment të papritur, ndoshta dhe ne nuk bëmë njoftimin e duhur. Por më pas filloi normalisht vaksinimi.
Dozat që erdhën dje, mbulojnë tërësisht dozat e dyta. Nuk ka një udhëzim nga OBSH që të koordinohen dozat, kemi vënë re se në disa vende të BE, po tentojnë të bëjnë kombinime. Teknikisht nuk duhet të jetë problem, por ne gjithsesi do presim udhëzimet e Komitetit të Ekspertëve."
Ajo thotë se kishin llogaritur që vaksinimi të mbaronte brenda 14 javëve, teksa shton se ka individë që nuk janë vaksinuar për arsye të ndryshme.
"Në planet tona paraprake ne kishim llogaritur një vaksinim masiv të popullatës, mbi 18-vjeç, për rreth 14 muaj. Edhe në fashat moshore që ne kemi vaksinuar, ka ende individë që ende nuk janë vaksinuar për arsye të ndryshme. Ka ende boshëllëqe.
Ne nuk bëjmë një ndarje, sepse vaksina u është ofruar të gjithëve. Rekomandimet janë që një muaj pas kalimit mund të vaksinohen individët."
Përsa i përket dyshimeve për vaksinën Sputnik, dhe Coronavax, ajo shprehet se të dyja vaksinat po përdoren në shumë vende të botës, teksa shton se janë miratuar nga OBSH.
"Si për FDA si për EMA, kompanitë duan të marrin licencë për ku duan ta tregtojnë produktin e tyre. Normalisht Coronavax nuk ka aplikuar te EMA, pore e rëndësishme është që Coronavax ka marrë miratimin nga OBSH. Është e rëndësishme që janë vaksina që po përdoren në shumë vende të Evropës."
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!