[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Oficerë të policisë greke janë informuar në Tiranë ditën e premte prej homologëve të tyre shqiptarë mbi informacione të rëndësishme të operacionit që çoi në vdekjen e Kostandinos Kaçifas. Sipas raportimit të agjencisë greke të lajmeve AMNA, e cila I referohet burimeve diplomatike të vendit fqinj, pala greke është në pritje të raportit nga prokuroria e krimeve të rënda, që do të duhet të përmbajë edhe provat përkatëse. Duke iu referua sërish burimeve diplomatike, agjencia thekson se “Greqia e konsideron të domosdoshme përmbushjen e menjëhershme të kërkesës së familjes për marrjen e trupit dhe kryerjen e varrimit, “kërkesë që në asnjë rast nuk ndikon të drejtat proceduriale, siç ato parashikohen nga legjislacioni shqiptar”. Ditën e premte në prokurorinë e krimeve të rënda ka dëshmuar babai viktimës , ndërkohë në ditët në vijim prokuroria do të thëërasë dhe familjuarë të tjerë për t’u marrw nw pyetje në lidhjen me çështjen.
Ещё видео!