BE-ja po ndërton një bunker të sigurt prej 8 milionë eurosh në Bruksel, në mënyrë që udhëheqësit të mund të diskutojnë sekretet pa përgjues rusë apo të tjerë, shkruan “EUobserver”.
Bunkeri ka kapacitet të presë rreth 100 njerëz, deri në 34 drejtues dhe pjesën tjetër të stafit.
BE ka 27 anëtarë, por mund të zgjerohet në të ardhmen, dhe “dhoma” e sigurt do të përdoret gjithashtu për takime të nivelit më të ulët nga ambasadorët dhe zyrtarët e lartë të BE-së.
Bunkeri do jetë i pajisur me teknologji të brendshme të konferencave me ekran të madh dhe mikrofona të lidhur me kabllo për të siguruar kabina për 30 përkthyes.
Dhe salla e takimit dhe kabinat do të mbyllen në një “kafaz” izolimi të certifikuar nga NATO për të ulur rrezikun e përgjimit përmres valëve elektromagnetike të krijuara nga ekranet dhe telat e IT, të cilat mund të përgjohen nga distanca.
Kushdo që hyn, edhe nëse është pastrues, duhet të ketë certifikatë sigurie dhe një arsye “të nevojshme për të hyrë në këtrë atje.
Liderët dhe stafi i BE-së do të duhet të lënë telefonat e tyre, laptopët, orët, çelësat elektronikë dhe madje edhe aparatet e dëgjimit jashtë bunkerit.
Objekti do të ndërtohet deri në vitin 2024 në kompleksin e Këshillit të BE-së në Bruksel. Vendndodhja e saktë nuk është vendosur ende, por zyrtarët po kërkojnë një vend afër sallës normale të samitit të BE-së.
Ndërtimi i këtij objketi vjen pasi Rusia riktheu luftën në Evropë duke pushtuar Ukrainën dhe në mes të planeve të BE-së për të krijuar një forca të armatosur të përbashkët përkrah NATO-s.
Dy spiunë rusë të dëbuar së fundmi nga Belgjika ishin specialistë të përgjimit të sinjaleve. Por Kina dhe Izraeli kanë qenë gjithashtu të implikuar në skandalet e përgjimeve të BE-së në Bruksel në vitet e kaluara.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#BE#Bruksel#TopChannel
Ещё видео!