Takimi me Vucic nuk ndodhi në 19 korrik, shpresa janë që të mbahet në fund të gushtit; kryeministri i Kosovës Albin Kurti pohoi në një intervistë për VOA-n se dështimi i përballjes në Bruksel këtë muaj erdhi për shkak të refuzimit të Beogradit, që kërkoi një shtyrje mbi një mujore.
Dikur thoshin se duhet të presin meqenëse nuk i kanë mbajtur zgjedhjet, e tash ndonëse po bëhen gati katër muaj që i kanë mbajtur zgjedhjet, sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme, që kanë të bëjnë thjesht me faktin se përkundër kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, ata nuk dëshirojnë të distancohen nga presidenti despotik Putin, nga Kremlini zyrtar dhe lufta që ai shkaktoi kundër Ukrainës.
Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, gjatë procesit të Brukselit, konstruktive, krijuese dhe e përkushtuar. Sekretari Blinken kërkoi që ne të vazhdojmë të jemi të tillë, por është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve dhe kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Vetë Vucic është shprehur se nuk do të ketë dialog përsa kohë Kurti do të qëndrojë në krye të qeverisë. “Jam i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, do të bëjmë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, po kërkoj nga disa vende, të na ndihmojnë në këtë, të përmbahemi dhe të arsyetojmë me Kurtin”, ka thënë ai i cituar ngë Euroneës Serbia. Me herët, kreu i shtetit serb ishte shprehur i shqetësuar për vendimin e qeverisë së Kosovës, në prag të zbatimit të reciprocitetit për targat, që fillon më 1 gusht, duke thënë se është Prishtina ajo që Kosova kërkon krizë dhe të krijojë probleme.
Kurti nga ana tjetër vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. me sekretarin Blinken nuk u ndalëm me kaq, diskutuam që është e domosdoshme që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale e shtetërore t’i thellojmë dhe avancojmë me bashkëpunim ekonomik dhe rritje të shkëmbimit tregtar por gjithashtu edhe duke pasur se dy sektorë që Kosova e ka rritur buxhetin vjetor; bujqësia dhe mbrojtja janë dy fusha ku ne duam ta rrisim bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës., tha ai.
Pamje :AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbinKurti#AleksanderVucic#TopChannelNews
Ещё видео!