Policia e Los Angeles ka publikuar videon e incidentin që tronditi Shtetet e Bashkuara, pasi një officer i saj qëlloi dhe vrau gabimisht një vajzë 14-vjeçare teksa po përpiqej të shënjestronte dikë tjetër. Pamjet e nxjerra nga kamera trupore e efektivit tregojnë momentin kaotik kur forcat e rendit hyjnë në dyqan pas raporteve se një person, i identifikuar më vonë si Daniel Elena-Lopez, 24 vjec, kishte sulmuar disa kliente femra. Policia pa njërën prej tyre në tokë të mbuluar me gjak dhe shtiu mbi 24 vjecarin, por njeri prej plumbave shpoi muret e dhomës së provës ku ndodhej Valentina Orellana-Peralta. Mes lotësh, nëna e adoleshentes rrëfeu se vajza kishte dhënë shpirt në krahët e saj. “Kur degjuam britmat, u ulëm në tokë, u përqafuam dhe nisëm të luteshim”, rrëfeu Soledad Peralta. Ajo tha se bija po kërkonte një fustan për festat e fundvitit. Valentina dhe familja e saj kishin vetëm 6 muaj që ishin zhvendosur në SHBA nga Kili, por pavarësisht se periudha e qëndrimit të saj qe mjaft e shkurtër, 14 vjecarja kishte shkëlqyer me mësime ne shkollën e mesme që frekuentonte. Sipas të atit, ajo e konsideronte SHBA-në, “vendin më të sigurtë në botë”.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#TopChannelNews
Ещё видео!