#oranews
Gjykata e Korçës ka rikonfirmuar masat e sigurisë për 7 efektivët e Policisë të dyshuar se lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve në Maliq. 5 mbeten në qeli, ndërsa dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, por të pezulluar nga detyra.
Gjykata e Korçës vendosi të mbajë në qeli 5 efektivët e policisë së Komisaratit të Maliqit të arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Në burg mbetën Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Cekiçi.
Ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.
Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë u mbajt mëngjesin e së hënës në Gjykatën e Korçës.
7 efektivët e Policisë akuzohen se kanë favorizuar biznese që prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme në territorin e Bashkisë së Maliqit.
Policët ishin në hetim për rreth një muaj nga SHÇBA dhe prokuroria e Korçës, ku sipas burimeve ishin përgjimet telefonike ata që provuan shkeljet.
Dyshohet se ata kanë informuar disa subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme së prerjes së pyjeve.
Favorizimi i prerjes së paligjshme të pyjeve dhe dështimi në parandalimin e kultivimit të kanabisit vuri nën akuzë 13 efektivë policie vetëm javën e kaluar në Korçë dhe Vlorë.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!