[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një takim me banorët në njësinë 11 në kryeqytet. Ai tha se situata ekonomike dhe sociale është shumë e vështirë, duke shtuar se biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit.Sipas kryetarit të PD, gjendja në të cilën ndodhet vendi do të ndryshojë më 25 prilli.“25 është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutin e votimit me 25 prill.”-tha Basha.Për Bashën, vota në 25 prill është nisja e një vizioni të ri për Shqipërinë dhe bërjen realitet të planeve.“Surpriza juaj, e mrekullueshme. Faleminderit! 25 Prilli të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht, më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare. Është plotësisht i mundur sepse kemi besimin, kemi vizionet, kemi planin dhe vendosmërinë dhe përvojën për të filluar për t’i bërë këto plane realitet për të gjithë qytetarët. Kontrasti është i qartë, gjithmonë e më shumë shqiptarë po na bashkohen për ndryshimin dhe besojnë te ndryshimi dhe e kuptojnë se ndryshimi do të vijë vetëm kur të jemi të gjithë bashkë kundër një grushti të vogël që nuk e do ndryshimin se ju pëlqen kështu”, shtoi Basha.
Ещё видео!