Lajme Arkiva 2004
Besimtarët ortodoksë dhe katolikë kanë festuar sot ditën e pashkëve. Në katedralen e Shën Palit në kryeqytet, mesha e kremtuar nga Dom Gjergji bashkoi dhjetëra besimtarë.
Dita e Pashkëve shënon liturgjinë më të madhe kristiane pasi ajo përfaqëson pasionin vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit. Në kishën ortodokse besimtarët lutën për solidaritet, vëllazëri, për ndihmë ndaj të varfërve dhe dashuri për tjetrin.
“Kemi ardhur pak në kishë dhe pastaj vazhdojmë festimet tona normale”.
“Urim të gjithë besimtarëve të krishterë, ta festojnë të gjithë të gëzuar me shëndet dhe ç’u do zemra”.
Të gjithë të krishterët kudo që janë i festojnë pashkët me gëzim të madh, për arsye se i shtyn shpresa, respekti dhe dashuria e mbi të gjitha besimi që kanë për Jezu Krishtin.
Figura të njohura të politikës kanë vizituar dhe uruar festën e pashkëve.
Sali Berisha: Nga zemra u uroj të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, të gjithë besimtarët shqiptarë këtë ditë të shënuar, ditë paqe, mirëkuptimi, ringjalljeje, ditë besimi të madh.
Namik Dokle: Shqipëria jep një shembull të tolerancës dhe të mirëkuptimit midis feve dhe midis njerëzve dhe uroj që kjo tolerancë e shkëlqyer dhe e pashembullt do të thosha për vendet e rajonit apo edhe më gjerë, të ndikojë dhe të jetë prezente në të gjithë jetën shoqërore të Shqipërisë.
Qyteti i Elbasanit ka festuar gjithashtu këtë ditë të shënuar. Pashkët kanë nisur që në mesnatë ku nuk ka munguar edhe trokitja e vezëve. Në Elbasan 30% e popullsisë i takon besimit ortodoks dhe katolik./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!