Një megaaksion është ndërmarrë sot nga policia e Tiranës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që shkaktoi vdekjen e 51 personave. Raportohet se janë shoqëruar rreth 40 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ndërsa aksioni është shtrirë në Vore, Kashar dhe Farkë.
Po ashtu raportohet se në polici është shoqëruar ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta si dhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë një aksion i ngjashëm i zhvillua në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues. Tërmeti i 26 nëntorit përveç viktimave, shkaktoi dëme të frikshme, ku qindra persona u plagosën dhe mbetën pa shtëpi. Të ndaluarit akuzohen për abuzim me lejet e ndërtimit.
Copyrighted by News24 Albania
Ещё видео!