Lajme Arkiva 2002
Takimi i parë i kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe kryeministrit maqedonas Branko Crvenkovsi ka futur në një fazë të re bashkëpunimi të dy vendet që synojnë të anëtarësohen në NATO në vitin 2006.
Të dy homologët janë takuar për herë të parë pas 4 vitesh në pikën kufitare të Goricës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë.
Bisedimet mes tyre kanë filluar në fshatin Liqenas të vogël në një kafe pune, në lokalin ku disa muaj më parë ish ministri i brendshëm maqedonas Ljube Boskovski, një skifter i nacionalizmit siç e quan kryeministri shqiptar, tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve me fushatën e tij nacionaliste me banorët e Liqenasit nënshtetas shqiptar me kombësi maqedonase.
Por tani ndasitë teknike për qëllime politike, pasi të dy kryeministrat kanë deklaruar se mendja e tyre është përqendruar në zhvillime ekonomike të zonave kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Në praninë e madhe të mediave shqiptare dhe maqedonase, kryeministri Fatos Nano në deklaratën e përbashkët me homologun Branko Cervenkovski ka shpallur prioritetet e politikës së Tiranës zyrtare në marrëdhëniet me qeverinë e Shkupit.
Zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara katër vjet më parë mes dy vendeve, iniciativën për sigurimin e kufijve të përbashkët, investimet për zhvillimin e zonës ku jeton minoriteti maqedonas në anën shqiptare të kufirit.
Fatos Nano: Preferuam sot të lyejmë këpucët me baltën e Liqenasit për të kuptuar së bashku nevojën e investimeve të përbashkëta në zhvillimin e rajoneve kufitare që jo vetëm ndërtojnë infrastruktura moderne, por edhe forcojnë besimin e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të ardhmen e përbashkët evropiane.
Pala shqiptare ka pranuar propozimin e kryeministrit maqedonas Cervenkovski për takimin e afërt të dy ministrave të Mbrojtjes dhe të Rendit që do të konkretizojnë iniciativën për sigurimin e kufijve të përbashkët. Nga biseda mes dy kryeministrave mësohet se kjo iniciativë do të realizohet sipas konventave ndërkombëtare duke mos e parë të nevojshme krijimin e një force speciale ushtarake apo policore.
Për shefin e qeverisë së Shkupit, i rëndësishëm është vullneti i përbashkët për të luftuar trafiqet e paligjshme dhe krimin e organizuar.
Branko Crvenkovsi: Qëllimi ynë është një siguri më e madhe në kufirin tonë të përbashkët, për luftën kundër krimit të organizuar kontrabandës dhe korrupsionit. Shpresoj se kjo nuk do të mbetet vetëm një iniciativë mes dy vendeve tona por do të përparojë si një iniciaticë rajonale, të cilës do ti bashkohen edhe vende të tjera të Ballkanit.
Në maj të vitit të ardhshëm do të organizohet në Ohër nën kujdesin e aleancës së Atlantikut të Veriut një konferencë rajonale për sigurinë e kufijve. Bisedimet mes dy kryeministrave kanë përfunduar në anën maqedonase të kufirit ku Nano dhe Crvenkovski kanë deklaruar se Tirana dhe Shkupi kanë të njëjtën agjendë politike për katër vitet e ardhshëm në arritjen e objektivave të njëjtë për integrimin euroatlantik./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!