Ekspertët e sigurisë rrugore e konsiderojnë absurd kufizimin e shpejtësisë në 80 km/h në Unazën e Madhe të Tiranës. Në një rrugë me standarde të larta të sigurisë, ata thonë se shpejtësia e lëvizjes së automjeteve duhet të jetë të paktën 90 km në orë.
"Duke u bazuar në parametrat gjeometrik rruga TEG-Shkozë përmbush kushtet për të qenë rrugë interurbane kryesore me shpejtësinë e lejuar 90 km/h, dhe ne po shikojmë që ka sinjalistikë vertikale ku thotë shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h".
Në segmentin nga rrethrrotullimi i TEG në Shkozë, ka kufizime deri në 60 km/h. Por ekspertët thonë se ky segment nuk paraqet asnjë rrezikshmëri.
“Gjatë inspektimit vizual që kam bërë tek ky segment rrugor nga TEG-u për në Shkozë nuk kam parë ndonjë element ose rrezikshmëri të lartë për të parë tabela me 60 apo për të parë tabela me 40”.
Eksperti Fadil Likaj thotë se kjo rrugë e ndërtuar me standarde europiane nuk mund të ketë më pak shpejtësi lëvizje se autostrada Tiranë-Durrës, e cila është e amortizuar dhe thuajse pa elementët bazë të sigurisë siç janë guardarielat mbrojtëse.
“Shikojmë që parametrat gjeometrik të kësaj rruge janë të ndërtuar nga dy karaxhata, me dy korsi lëvizjesh, me trafikndarëse dhe barrierat mbrojtëse. Nëse bëjmë një krahasim me Tiranë-Durrës dhe të kësaj rruge parametrat gjeometrikë nuk janë të njëjtë. Tiranë-Durrës është rrugë interurbane dytësorë ku shpejtësia maksimale duhet të jetë 80 km në orë”.
Ekspertët e sigurisë rrugore e shohin të pajustifikueshëm kufizimin e lëvizjes në 60 apo 80 kilometër në orë. Por kush duhet t’i japë zgjidhje këtij problem, në mënyrë që ky investim prej miliona Eurosh t’u shërbejë përdoruesve të rrugës ashtu siç duhet?
“Enti pronar i rrugës duhet të marrë masa të ngrejë grup ekspertësh për të bërë një auditim teknim dhe për të marre masa për ndryshim të sinjalistikës vertikale duke parë edhe kontigjentët e projektimit”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!