kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka zhvilluar një takim me banorës e Njësisë nr.7 teksa foli për buxhetin dhe investimet që do të kryhen në këtë zone ku mes tyre është edhe përmirësimi i një prej rrugëve më të frekuentuara, 'Myslym Shyri'
“Kemi miratuar buxhetin për të ribërë komplet rr. “Myslym Shyri”. I di përmendësh mesazhet tuaja, kur më thoni: “O kryetar, lëvizin pllakat, sidomos tani që është ujë”. E kemi vendosur në buxhetin e vitit 2023, do ndërrohen të gjitha pllakat dhe do të bëhet riasfaltimi dhe riveshja e rrugës “Myslym Shyri”. Është një nga rrugët kryesore të Tiranës, që ka prodhuar shumë biznes dhe shumë ekonomi për zonën. Por, jemi duke parë për të ndërhyrë edhe në disa xhepa pallatesh, ku mund bëjmë parkime nëntokësore
Mes investiumeve të tjera, Veliaj foli edhe për investimin te projekti i Lumit të Lanës
“Mjafton të bëni një xhiro nga Materniteti i ri deri në Shkozë për të parë sesi ajo zonë, e cila dikur quhej fundi i botës - Lana ishte një përrua - është transformuar komplet zona, është bërë me tre korsi, plus një korsi parking, është mbjellë e gjithë hapësira anash Lanës, e cila jo vetëm që nuk del më nga shtrati, por as nuk i afrohet pjesës së lartë të betonit. Ka shpëtuar e gjithë zona nga ndotja, vetëm në atë segment është 3-fishuar vlera e pronës. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe për Njësinë 7. E di që do vijnë të thonë “mafia, betoni, Sorosi”, e këto budallallëqet. Po të ishin këta për të bërë ndonjë punë, kishin ndërtuar ndonjë shkollë kur e kishin Tiranën në administrim, por këta nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë. Kështu që, do u themi shkoni në shtëpi në datën 14 maj sepse ne do vazhdojmë ta çojmë Lanën deri në Kashar'
Në fund veliaj foli edhe për mbylljen e kontratave për asfaltimin e disa rrugëve dhe rrugicave të kryeqytetit
“Do të asfaltojmë deri në rrugicën më të fundit të lagjes, si mënyra më e mirë për t’i bërë të gjitha me një dorë. Zona e Astirit është rritur jashtë mase, kështu që plani ynë fillestar për të ndërtuar një shkollë andej, një shkollë këtej, nuk mjafton. Kemi vendosur të ndërtojmë dy shkolla nga ana e Njësisë 7, një shkollë te Astiri, dhe një shkollë në Yzberisht, si e vetmja mënyrë që mos të lodhen fëmijët”, përfundoi Veliaj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Veliaj#TopChannel
Ещё видео!