Varianti indian i covid 19 ka vënë në alarm botën. Rastet e shumta dhe vdekshmëria e lartë në Indi ka bërë ekspertët të besojnë se ai përhapet me shpejtësi më të madhe dhe është më i rrezikshëm se çdo mutacion që kemi hasur deri më tani.
“Edhe pse futet tek grupet ose mutacionet B të koronavirusit ka treguar një veçori që ka një përhapje akoma më të lartë se variant britanik që deri tani e kemi quajtur më të rrezikshmin. Dyshojmë se mund të shkojë deri në 10 herë më i shpejtë përhapja se sa kemi njohur deri tani variant klasik. Dyshojmë që vdekshmërinë e ka shumë herë më të lartë dhe mënyra se si shfaqen simptomat dhe shpejtësia e zhvillimit të sëmundjes është shumë herë më e rëndë”.
Nëse variantet e deritanishme të Covid-19 kanë sulmuar kryesisht mushkëritë, varianti indian fokusin e tij e ka në traktin gastrointestinal.
“Variant indian shprehet kryesisht me simptoma si të vjella, dhimbje barku ose diarre dhe sidomos për fëmijët ose moshat e treta të cilat kanë rrezikun e dehidrimit shumë të lartë prandaj na ka venë në situate alarmi me Indinë”.
Por lajmi i mirë që vjen nga ekspertët e shëndetësisë është se vaksina anti-Covid mund të na sigurojë mbrojtje edhe ndaj këtij varianti.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!