[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shoqërimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe urdhër arresteve për disa zyrtarë të tjerë dhe biznesmenë në këtë qytet. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë deklaroi se të akuzuarit nga drejtësia nuk do të kenë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste. “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.” Forcat Speciale RENEA dhe FNSH zbarkuan sot në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike, të shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Nga operacioni anti-korrupsion në Lushnje u shoqërua kryebashkiaku Fatos Tushe, si dhe zyrtarët e bashkisë.“Një fillim të mbarë” e cilësoi kryedemokrati Lulzim Basha arrestimin e kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe dhe bashkëpunëtorëve të tij. Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat solli në kujtesë denoncimet e bëra nga PD. “Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.” Tushe u arrestua nga Policiapasi SPAK lëshoi urdhër-arreste për të dhe 10 persona të tjerë, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!