Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Atmosfera festive e muajit dhjetor ku gjithçka vezullon, për shumë kënd sjell lumturi dhe gëzim.
Për Krishtlindje, apo Vitin e Ri, shijojmë në maksimum dhuratat, mbledhjet familjare dhe takimet me miqtë.
Por kjo nuk vlen për të gjithë. Pas gëzimit dhe haresë që sjellin festat, fshihet diçka më e thellë. “ Bëhet fjalë për që quhet “ Krishtlindja blu”, ose ndryshe depresioni i Krishtlindjeve.
Sipas studiuesve, bëhet fjalë për një lloj depresioni që shoqërohet nga simptomat tipike të ankthit, pagjumësisë dhe lodhjes kronike.
Profesori i psikiatrisë, Maurizio Pompili thotë se nga fryma negative e Krishtlindjeve, preken dy tipe njerëzish.
Ata që vuajnë nga çrregullimi emocional sezonal, që lind në fund të vjeshtës dhe fillim të dimrit deri në pranverë dhe që mund të përsëritet gjatë viteve.
Po ashtu, i ftohti dhe reduktimi i orëve të dritës mund të shkaktojë depresion, përkeqësuar nga euforia njerëzore dhe pritjet e tepërta gjatë Krishtlindjeve.
#oranews
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!