Korçë – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen se kanë përshtatur lokalin për përdorimin e drogës si dhe për mbajtjen në punë të një punonjëse të pasiguruar.
Të arrestuarit janë: • H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.• K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq.
Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Pazari”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.
Përshtatën lokalin për përdorim droge dhe mbanin një punonjëse të pasiguruar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kapsula metadoni.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë policore se dy shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në një lokal të qytetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pazari”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.
K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq.
Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se këta shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Korce#Policia#TopChannel
Ещё видео!