Gazeta italiane La Notizia ka ngritur të shtunën shqetësimin se presidenti serb Aleksandër Vucic është kthyer në Putin e vogël të Evropës, duke kërcënuar stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në një analizë, gazeta shkruan se lufta që ka nisur Putin në Ukrainë, ka nxjerrë në pah miqtë e tij në Perëndim, duke zbuluar ata që janë të gatshëm që ta marrin Putinin si një model që duhet ndjekur.
Gazeta përmend kërcënimet që Aleksandër Vuçic ka bërë ndaj Kosovës, duke thënë se presidenti serb, po kthehet në një ‘Putin të vogël’
“Lanotizia”, thotë se mosmarrëveshjet e vjetra, të cilat për një kohë dukeshin të harruara, po kthehen për t’ia vënë flakën Ballkanit.
Gazeta italiane përmend faktin se Beogradi nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës, sikurse Putini që nuk e njeh atë të Ukrainës. Përveç kësaj, “La notizia” thotë se në veri të Kosovës ka territore që e ndjejnë veten të lidhur me Serbinë dhe bën një krahasim me rajonit e Donbasit.
Ajo ndalet edhe protestat në veri kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ku serbët brohoritnin “Ne i besojmë vetëm presidentit Vucic”.
Gazeta italiane shkruan se është rreziku i dukshëm sepse Serbia ka disa muaj që lëviz trupat afër kufirit.
Sipas saj, Perëndimi nuk duhet të presë që situata
të përshkallëzohet, por të ndërhyjë përpara se kjo të ndodhë, duke ruajtur paqen”.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Putin#TopChannel
Ещё видео!