Qofte me patate të pjekura
Përbërësit:
400 gr mish i grirë
1 qepë e vogël
1 vezë
3-5 patate
3-4 speca jeshilë
Kripë, piper, vaj Olim
Bar qepe ose qepë të njoma
Përgatitja:
Vendosim në një tas mishin e grirë, shtojmë në të një qepë të grirë shumë hollë, vezë, kripë, piper të zi, punojmë brumin me duar dhe e lëmë mënjëanë të pushojë.
Qërojmë patatet dhe i presim ato shumë hollë në feta rrumbullake. Vendosim një tenxhere me ujë të valuar dhe I hedhim patatet për 1 minutë. Më pas I kullojmë dhe I venedosim në në një task u shtojmë vaj dhe kripë.
Presim specat në rrathë me trashësi 1 cm, i pastrojmë nga fijet dhe farat dhe I vendosim ato në një tepsi ku kemi vendosur letër pjekje.
Rrethojmë brenda fetës rrumbullake të specit petale me feta patatesh duke kompozuar një lule. Me ndihmën e një luge (dhe duar) formojmë sfera jo shumë të mëdha me qofte (sa një arrë e madhe) dhe I vëmë në mes të lules. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 20-25 minuta. Në fund, para se ti servirim vendosim bar qepe të grirë hollë, ose erëzën që preferoni.
Ещё видео!