Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në fjalimin e tij në Nikoas, pas paradës ushtarake për përvjetorin e hyrjes së Turqisë në Qipro më 1974-ën, iu drejtua komunitetit ndërkombëtar duke thënë: Mos ia ktheni më shpinën realitetit të ishullit.
Erdogan përjashtoi rifillimin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit qipriot me një federatë bizonale, bi-komunale, duke pretenduar se "është e pamundur të hysh në një proces të ri negocimi pa njohur barazinë sovrane dhe statusin e barabartë ndërkombëtar të turqve qipriotë. Më pas presidenti turk bëri një rishikim historik të çështjes së Qipros nga këndvështrimi turk, në kontekstin e të cilit tha se "periudha 1960-1974 fatkeqësisht nënkuptonte gjak, lot dhe masakra për turqit në ishull".
Ai pohoi se "ata që u zotuan të mos linin asnjë turk në ishull i persekutuan qipriotët turq duke shkelur nderin dhe ndërgjegjen njerëzore. Vëllezërit dhe motrat tona u ndanë dhunshëm nga shtëpitë, familjet dhe jeta e tyre. Ne kemi qenë dëshmitarë të masakrave të tmerrshme këtu në këto toka të bukura. Ne kemi parë se çfarë mund të bëjë një mentalitet i sëmurë .'
Në lidhje me procesin e negociatave, Erdogan tha se Turqia dhe qipriotët turq nuk janë shmangur asnjëherë nga negociatat.
“Megjithëse e dinim shtypjen, nuk kërkuam hakmarrje, kërkuam sinqerisht rrugët që të dy elementët të jetonin së bashku në paqe. Të gjitha përpjekjet tona janë që të sigurojmë që paqja që sollëm në ishull në 1974 të ketë një bazë të përhershme”, tha ai.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Erdogan#TopNews#TopChannel
Ещё видео!