Lajme Arkiva 2004
Kryeministri i vendit Fatos Nano, i shoqëruar dhe nga një pjesë e kabintetit ekzekutiv, nderoi në ditën e pavarsisë varrin e Ismail Qemalit në Vlorë. Në Shesh të Flamurit, shefi i qeverisë përshëndeti vlonjatët duke premtuar më shumë investime në ditën historike për qytetin bregdetar.
Fatos Nano: “Pas gati 500 vjet robërie, ishte i njëjti flamur me atë të Skënderbeut, e njëjta ditë dhe muaj kur heroi ynë kombëtar ngriti flamurin në Krujë. Intelektuali i shquar Ismail Qemal bej Vlora e njihte historinë e kombit dhe të vendit si rrallë kush tjetër prandaj e dinte se si duhej vepruar me simbolikën e datave duke iu dhënë atyre forcë dhe ardhshmëri. Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuar veteranë vlonjatë trima, ndryshe nga ata që e mohuan historinë, ne përherë do t’i rikthehemi asaj në datat tashmë të shenjta për të gjithë, jo me nostalgji, por, sepse këtu verifikojmë veten dhe drejtësinë e rrugës së nisur 92 vjet më parë.”
Sipas Kryeministrit Nano, Vlora gëzon vendin e dytë pas kryeqytetit për nivelin e investimeve si qark që pas vitit 2001. Në shëndetësi janë investuar 69 mln lek të rinj ndërsa në arsim 97 mln. Kryeministri premtoi se brenda vitit 2006 përfundon rruga Vlorë-Sarandë 60 mln dollarë e cila krijon lehtësira për zhvillimin e turizmit përgjatë bregut. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!