Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të ketë sukses, dhe se mbetet i përkushtuar në partneritetin me Prishtinën. Diplomati u shpreh në takimin e lamtumirës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se SHBA-të janë të përkushtuar në partneritetin me Prishtinën. Në fjalën e tij, ambasadori theksoi simbolikën e përmbylljes së misionit të tij me të njëjtin akt që e nisi – vendosjen e një kurore lulesh te statuja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke nderuar figurën dhe vlerat për të cilat ai qëndronte. Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit.
Diplomati tha se që kur ka nisur punën në fund të viteve ’90, nuk ka asnjë dyshim që shteti ka shënuar progres. Ambasadori falënderoi popullin e Kosovës për bashkëpunimin dhe përparimin që ka parë gjatë viteve të tij në vend, duke e quajtur këtë detyrë “ëndrrën e jetës së tij”.
“Po largohem si një mik më i madh i Kosova sesa kur arrita”, përfundoi fjalën Hovenier.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Deklarata#Hovenier
Ещё видео!