KUKËS - Kandidati i ASHE-së për bashkinë e Kukësit Hasan Halilaj ka qenë në qendër të një akti në tentativë dhune nga një banorë i Shtiqnit, fshat ku kandidati Halilaj ka qenë duke realizuar një takim me elektoratin.
Sipas LSI-së dhe PS-së në Kukës, gjatë takimit një person është afruar me shpejtësi me automjetin e tij dhe ka tentuar që të godasë me telefon kandidatin, por që nuk ia ka arritur.
Për ngjarjen, kryetari i LSI në Kukës Qemal Elezi dhe kryetari i PS-së Ylber Duraku dolën në një deklaratë për mediat, duke dënuar këtë akt e cila sipas tyre është dirigjuar nga Partia Demokratike dhe deputeti Flamur Noka.
Hasan Halilaj synon për një mandat të tretë në krye të bashkisë, ky dy të parët i kishte nën logon e Partisë Demokratike ndërkohë që në zgjedhjet e vitit 2013 ai kaloi në LSI duke kandidatura në garën elektorale të 21 qershorit nën siglën e koalicionit të majtë.
Ещё видео!