[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Shumë shpejt banorët qe jetojnë në njësinë numër 9 në kryeqytet do të kenë një ambient me infrastrukturë të mirë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e disa rrugëve dhe shesheve në këtë bllok banimi. Teksa inspektoi punimet, Erion Veliaj tha se ky investim që do të sjellë rritjen e vlerës së pronës. “Ky projekt me 27.4 ha në 27 rrugë, që parashikon ndërhyrje me themel, pra që nga shtresat nëntokësore, me sinjalistikë, ndriçim etj, duke shtuar edhe disa lulishte, besoj do jetë projekti më transformues që ka parë Njësia 9 në 50 vitet e fundit. I kërkoj banorëve durim, mirëkuptim, teksa do ta kthejmë të gjithë lagjen në kantier, por ama kur të hyjë pranvera, brenda 6-7 muajsh, do kemi mbaruar dhe kjo do të jetë një zonë, e cila do të shohë vlerën e shtëpisë të rritur, por sigurisht edhe gjallërimin e bizneseve në një zonë shumë të lakmuar të Tiranës”, u shpreh ai.Kryebashkiaku ftoi qytetarët të bëhen pjesë e dëgjesave publike për projekt-buxhetin 2018”“Do të vazhdojmë edhe me lagje të tjera të Tiranës, por ndërkohë jemi futur në muajin kur do të diskutojmë buxhetin. Do të vijmë me propozime konkrete, por në pamundësi për t’i bërë të gjitha gjërat menjëherë, ashtu si në një shtëpi, ku nuk bëhen të gjitha punët përnjëherë, do t’u kërkojmë banorëve që të na thonë, në dëgjesat për buxhetin se cilat kanë prioritete. Mund të jetë një shkollë, mund të jetë një kopsht, një çerdhe. Nëse i vendosim prioritetet bashkë në buxhetin me pjesëmarrje, do të kemi sukses dy vitet e ardhshme në Tiranë siç kemi pasur këto dy vitet e para”, deklaroi Veliaj.Projekti për rikonstruksionin e bllokut te banimit përfshin sistemimin e rrugëve dhe shesheve.
Ещё видео!