Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vijojnë takimet me prindërit dhe mësuesit për planin i ri të veprimit për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë për më shumë cilësi, siguri dhe gjithëpërfshirje.Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha sot se platforma TikTok do të bllokohet. Ministrja nuk dha shumë detaje, ndërsa tha se sipas konsultimit publik 90% e prindërve janë pro bllokimit ose kufizimit të platformës.Kreu i qeverisë Edi Rama tha se pas tani qeveria ka një plan konkret dhe masa të cilat do sjellin më shumë siguri për fëmijët. Masat vijnë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani jashtë shkollës "Fan Noli" në kryeqytet nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj.Rama: U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore dhe prindërore në Shqipëri. Nga ana tjetër, të vihej në lëvizje e njëjta fuqi e brendshme e vetë shoqërisë, e përfaqësuar dhe mishëruar në parlamentin e Shqipërisë dhe në media. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarjeje ka zgjedhje të ndryshme. Si gjithnjë në qasjen ndaj një ngjarjeje ka një farsë, ka dhe një marrje përgjegjësie. Edhe në këtë rast farsa nuk mungoi me gjithë atë forcë që rivret të vrarët dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Institucioinet, qeveria, shteti janë struktura në zhvillim, në përmirësim dhe në vetë-korrigjim të vazhdueshëm. Nuk ka asnjëherë, në asnjë vend, një shtet , një sistem institucional apo një qeveri që të mos kenë më asgjë për të korrigjuar dhe të gjitha gjërat të funksionojnë.Kryeministri tha se nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por ajo që i dallon qasjet ndaj tyre është si reagojmë ndaj tyre.Rama: A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj ajo sferë e veprimtarisë shoqërore të bëhet shumë më e mirë apo bëhet ngjarja një sebep që shoqëria të futet në një përleshje se kush e ka fajin. Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me gjithë faktorët që janë të lidhur me këtë sferë të rëndësishme të edukimit dhe sigurisë të fëmijëve tanë, kemi një plan konkret, me masa konkrete dhe kemi siguri që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor akoma për të mirë, akoma më të sigurt./vizionplus.tv
Ещё видео!