Konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian është komentuar edhe nga Europkomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, eurokomisioneri thekson ky është një hap i madh drejt integrimit të dy vendeve në BE, teksa shton se “unioni është i angazhuar për të integruar të gjithë rajonin”.
“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda #BE-së. Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”.
Ndërkohë Konferenca e parë ndërqeveritare ka sjellë edhe reagimin e parë nga kampi opozitar. Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit, teksa kritikon qeverinë se në këtë tryezë nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të opozitës.
“Fatkeqësisht në këtë ditë të shënuar, me gjasë edhe për të hequr syrin e keq, qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur në maksimum që të mos ftojnë në atë tavolinë opozitën e cila ka meritat e padiskutueshme në procesin e integrimit. Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të fokusoj punën dhe rolin e këshillit në mbikeqyrjen e këtij procesi, në kontrollin e monitorimin e strukturave. Pasi do të ishte e udhës që parlamenti shqiptar të merrte gjithnjë e më shumë funksione dhe pushtet në dorë në lidhje me këtë proces që nuk është pronë e asnjë force politike përpos e forcës së shqiptarëve për me qenë pjesë e BE-së.”
Tabaku nga ana tjetër bën thirrje për reflektim dhe një politikë që i shërben procesit të integrimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#OliverVarhelyi#BE#TopChannel
Ещё видео!