Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar mbi arrestimin e porositësit dhe dy spiunëve britanikë në Angli lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin në datë 19 Prill. Ai ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë.
‘Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë’, ka shkruar Çuçi në një postim në Facebook.
Organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Edmond Haxhia dhe dy nga spiunët anglezë, Thomas Mithan dhe Stephten Hunt kanë rënë në prangat e policisë. Ekzekutori portugez Ruben Saravia dhe dy spiunët e tjerë janë në kërkim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PolicinëBritanike#TopChannel
Ещё видео!