Gjyqtari i Posaçëm, Erjon Çela ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimit i dosjes Gërdeci, e rihapur nga SPAK, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është marrë i pandehur.
Çela e ka argumentuar heqjen dorë nga shqyrtimi i kësaj dosjeje me faktin që e ka gjykuar një herë në vitin 2021 dosjen e SPAK dhe ka vendosur mosnisjen e hetimeve. Në vendimin e marrë në atë kohë, gjyqtari thotë se Fatmir Mediu nuk mund të gjykohet, pasi veprat penale për të cilat ai akuzohet janë parashkruar.
Prokuroria e Posaçme kundërshtoi vendimin e gjyqtarit dhe pasi plotësoi dosjen me prova të reja ka ngritur d yakuza ndaj Fatmir Mediut për shpërdorim detyre sipas kodit penal dhe kodit ushtarak.
Dorëheqja e Çelës ka shtyrë seancën dhe javën e ardhshme pritet që të caktohet një tjetër gjyqtar për të vlerësuar dosjen e SPAK ndaj Mediut.
Fatmir Mediu ishte ministër i Brendshëm në tragjedinë e Gërdecit në mars të 2008-s. Nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në këtë fshat humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Për të njëjtën tragjedi, Partia Socialiste thotë se nën akuzë duhet të merret edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministri Berisha.
Me dorëheqjen e Erjon Çelës seanca gjyqësore është shtyrë dhe javën e ardhshme pritet që një gjyqtar tjetër të caktohet për vlerësimin e dosjes së përpiluar nga Prokuroria e Posaçme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Mediu#Gerdeci
Ещё видео!