Një grup ndërinstitucional që kryesohet nga Kryeministri është duke hartuar një paketë mbështetëse për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla që janë prekur ose mund të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike por dhe produkteve të shportës si buka, bulmeti apo fruta-perimet.
“Sot Spanja e ka çmimin e megavatit 260 Euro, Gjermani e njëjta gjë, dhe ndërkohë një pjesë e mirë e vendeve e kanë transferuar koston tek konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional që e drejton vetë për të menaxhuar, monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike dhe unë do t’i referohem asaj që Kryeministri ka thënë që vala e çmimeve ndërkombëtare sigurisht që prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të bindur që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Shumë shpejt brenda javës, Kryeministri do shpalosë vetë masat për mbrojtjen e qytetarëve dhe sipërmarrjes së vogël, por në nevojë të qetësimit të konsumatorëve ne do të vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin familjar dhe sipërmarrjen e vogël nga kriza energjetike, nga kriza e çmimeve”.
As zv/Kryeministri dhe as ministrja e Financave nuk dhanë asnjë detaj për atë çka do të përmbajë kjo paketë duke ia lënë eksluzivitetin e publikimit Kryeministrit.
Gjithsesi zv/Kryeministri flet me siguri se sa i takon furnizimit me energji elektrike nuk do të ketë asnjë problem.
Asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë nuk folën me shifra sesa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit fatura për blerjen e energjisë elektrike, çmimi i të cilës ka njohur rritje në të gjithë tregjet globale.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!