Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndaluar përpara Bashkisë së Tiranës gjatë marshimit të tij pas fjalimit që mbajti në protestë.
Aty, Berisha mbajti një fjalë të shkurtër ku e akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për vjedhje.
“Njeriu që ka uzurpuar këtë zyrë të nderuar të qytetarëve shqiptarë është një nga hajdutët më të shpifur, më të neveritshëm që ka patur qyteti ndonjëherë. Ne erdhëm këtu për të dhënë mesazhin tonë.
Vjedh ditën dhe natën qytetarët shqiptarë. Ky nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë, ky njeri vjedh, ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri për veten dhe familjet e tyre. Vjedhin çdo qytetar të qarkut Tiranë. 18 Euro për ton sepse kontrata thotë për çdo ton plehra që depozitohen do paguhen 11 Euro.
Ky njeri vjedh 18 Euro në çdo ton. Deri tani janë bërë në llogaritë offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliaj vetëm nga fusha e Sharrës 54 milionë Euro të vjedhura. Erion Veliaj është një hajdut më të shpifur të historisë së Tiranës dhe Shqipërisë. Ka vendosur taksën për arsimin dhe ky hajdut ndërton shkolla me çmim të dhjetëfishtë, të 8-fishtë krahasuar me çminin që del nga manualet europiane të ndërtimit të një shkolle. Ky hajdut që është turpi i dheut, fillon hap tenderin tek rruga Gjon Belushi. E ndërton atë me fondet e bashkisë dhe paratë i fut në xhepin e vetëm me një firmë false. Ky do nxjerrë 1 minutë e më parë nga çdo strofull, ky vendin e ka në burg. Revolucioni do flasë me të”, deklaroi Sali Berisha.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!