Nuk ka marrë përgjigje në dy letrat e nisura më herët, presidenti i vendit Ilir Meta i ka nisur një letër të tretë zyrtare Avokaturës së Shtetit lidhur me informacionin për çështjet me të cilat shteti shqiptar po përballet në Gjykatat e Arbitrazhit ndërkombëtar, dhe për ato cështje për të cilat tashmë ka një vendim. Letrën e parë kreu i shtetit bën me dije se e ka dërguar në 13 korrik të këtij viti dhe ende nuk ka marrë përgjigje as sot e kësaj dite. Të njëjtin fat duket se ka pasur edhe letra e derguar në 14 shtator, ku sërish avokatura e shtetit nuk ka kthyer pergjigje. “Presidenti, në mbështetje të nenit 92 të Kushtetutës, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi: Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave tëArbitrazhit, ku Shqipëria është palë dhe të dhënat rreth tyre; Numrin e çështjeve të fituara nga shteti shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit; Numrin e çështjeve të humbura, me të dhëna mbi efektin financiar për shtetin shqiptar dhe shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit”, thuhet ne letren e Presidentit per Avokaturen e Shtetit. Kreu i shtetit paralajmeron vënin ne dispozicion të informacionit brenda ditës së hënë 2 nëntor, në të kundërt “do të ndërmarrw hapat ligjore për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar”. Ai i ka kujtuar avokates se shtetit Enkelejda Muca të mos rendojë më tej poziten e saj në këtë detyrë duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin, dhe të mos pengojë Kreun e Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese. “Nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit, si dhe organet e ndjekjes penale, për konsumimin e një tjetër vepre penale” perfundon letra e kreut te shtetit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#IlirMeta#Letrat#TopChannel
Ещё видео!