Policia italiane ka vënë në pranga mëngjesin e së mërkurës kreun e mafias turke Baris Boyun, një person shumë i kërkuar nga drejtësia në Turqi. Nën drejtimin e prokurorisë së Milanos u ekzekutuan urdhërarrestet për 18 persona me origjinë turke që jetojnë në Itali, Zvicër, Gjermani dhe Turqi.
Personat e arrestuar akuzohen për bandë të armatosur, sulme terroriste dhe vrasje. Kreu i kësaj bande, Baris Boyun u arrestua në orët e para të mëngjesit në një apartament në Viterbo ku qëndronte prej disa kohësh me masë sigurie, në një aksion ku mori pjesë policia italiane ajo zvicerane dhe Interpoli.
Siç thuhet në një njoftim të ministrisë së brendshme italiane, në orët e para të mëngjesit kanë nisur ekzekutimet e urdhrave të masës paraprake ndaj 18 shtetasve turq, të dyshuar për bandë të armatosur me qëllime terroriste, armëmbajtje pa leje, posedimin lëndësh shpërthyese, trafik droge, prostitucion dhe vrasje.
Hetimi filloi në tetor 2023 pas arrestimit të tre anëtarëve të organizatës që po përpiqeshin të shkonin në Zvicër të armatosur. Prokurorët zbuluan më vonë se të tre po shoqëronin shefin e tyre, 39-vjeçarin Boyun dhe partneren e tij, të cilët po udhëtonin me një makinë të veçantë.
Baris Boyun cilësohet si një nga persona më të rrezikshme nga drejtësia turke. Gjatë vizitës së fundit në Itali, ishte vetë presidenti Recep Tayyp Erdogan ai që kërkoi kryeministres Giorgia Meloni ekstradimin e 39 vjecarit.
Megjithatë, Gjykata e Apelit e Bolonjës dhe Gjykata e Kasacionit e kishin refuzuar ekstradimin. Bosi i dyshuar u arrestua në gusht 2022 në Rimini, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar kundër tij nga qeveria turke me akuzat për vrasje, kërcënime, plagosje, komplot kriminal dhe shkelje të ligjit për armëmbajtjen.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Erdogan#Italy
Ещё видео!