Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorët e atentatit të 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Postribë, pas dy ditësh në arrati. Sipas policisë, në komisariat është shoqëruar dhe një person I katërt në lidhje me këtë ngjarje, I cili ka qenë bashkëpunëtorë në krim. Të arrestuar janë tre pjesëtarë të familjes Hasaj, babai dhe dy djemtë, Rrustem Hasa dhe Arjon dhe Klinsman Hasa.
Një prej të ndaluarve është kapur në pikën kufitare, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit dhe përfshirjen e të dyshuarve.
Pista kryesore e atentatit është ajo e konfliktit personal mes viktimës, Ramazan Mataj dhe njërit prej djemve të familjes Hasaj.
33-vjeçari Ramazan Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet nga kalimtarët e rastit, banorë të fshatit Dragoç të dielën. Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima kishet qëndruar në Belgjikë, aty ku aktualisht ndodhet edhe vëllai dhe prej një viti ishte kthyer në Shqipëri. Mataj punonte në ndërtim në Mal të Zi dhe nuk rezulton të ketë precedent penalë të mëparshëm.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Zbardhja#Ngjarja
Ещё видео!