[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Pas afro dy muajsh nga krijimi i qeverisë në Kosovë, në parlament, është mbajtur seanca e jashtëzakonshme ku kryeministri Albin Kurti prezantoi programin dhe prioritetet për katër vitet e ardhshme. Kreu i ekzekutivit deklaroi para deputeteve se fokusi i qeverisjes së tij do të jetë përmirësimi i situatës së pandemisë, rimëkëmbja e ekonomisë si dhe dialogu me Serbinë. Kurti është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me krerët e opozitës për politikën e jashtme si dhe të punojnë për të përmirësuar gabimet e qeverive të kaluara. ALBIN KURTIKRYEMINISTER I VENDIT“Le të synojmë të bashkohemi në temat që mund të gjejmë konsensus. Do të kërkojmë bashkëveprim me opozitën në temën e politikës së jashtme dhe dialogun me Serbinë. Mund të mos pajtohemi për shumë çështje, por të tentojmë të pajtohemi në dialogun me Serbinë. Por mos të harrojmë ju që keni qenë në pushtet për këto 20 vjet keni bërë tashmë një trashëgimi që na ka ngelur neve dhe pjesa më e madhe e punës sime në dialog është në zhbërjen e dëmit që e keni bërë ju si asociacioni, fusnota, hapja e çështjes së statusit, kërcënimet për ndryshime territoriale. Nëse i keni rënë pishman atëherë ejani të bisedojmë së bashku e t’i përmirësojmë.”
Ещё видео!