Pas më shumë se dy javësh nga fillimi i një lufte të cilën ai parashikonte ta dominonte brenda dy ditësh, Vladimir Putin po shfaq zemërim dhe zhgënjim nga dështimet e ushtrisë së tij dhe një gatishmëri për të shkaktuar edhe më shumë dhunë dhe shkatërrim në Ukrainë, sipas vlerësimit të zyrtarëve të zbulimit amerikan. Ditët e fundit zyrtarët kanë thënë publikisht se janë të shqetësuar se presidenti rus do të përshkallëzojë konfliktin në përpjekje për të thyer rezistencën e Ukrainës. Rusia ende ka avantazhe mbizotëruese ushtarake dhe mund të vazhdojë ta bombardojë vendin për javë të tëra. Dhe ndërsa pjesa tjetër e botës reagon ndaj imazheve të tmerrshme të luftës që ai filloi, presidenti Putin mbetet i mbrojtur nga presioni i brendshëm nga ajo që drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns e quajti një "flluskë propagande".Edhe pse vështirë për t’u analizuar nga larg, kuptimi i mendësisë së presidentit rus, është kritik për Perëndimin ndërsa vazhdon të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën si edhe për ta parandaluar Putin që të sfidojë drejtpërdrejt vendet e NATO-s ose ndoshta të shtypë butonin bërthamor. Duke raportuar para Kongresit javën e kaluar, zyrtarët e zbulimit shprehën hapur shqetësimet për atë që mund të bënte presidenti Putin. Dhe këto shqetësime gjithnjë e më shumë u japin formë diskutimeve për atë që vendim-marrësit amerikane janë të gatshëm të bëjnë për Ukrainën. Burns u tha ligjvënësve se ai besonte se për vite me radhë presidenti rus “bluante në mendjen e tij një përzierje të rrezikshme pakënaqësish dhe ambicjesh”. Drejtori i CIA-s tha se udhëheqësi rus parashikonte ta pushtonte Kievin brenda dy ditësh. Por kjo nuk ndodhi.
"Unë mendoj se Putini është i zemëruar dhe i irrituar tani," tha ai. "Ai ka të ngjarë të dyfishojë fushatën e tij dhe të përpiqet të rrëzojë ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat civile."
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#SHBA#TopChannel
Ещё видео!