Policia e Fierit njoftoi të hënën arrestimin e autorit të aksidentit të shumfishtë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Leva-Qarr.
Në pranga përfundoi shtetasi Leonard Dhamo, 26 vjeç. Masa e arrestit ndaj tij është konfirmuar pasi testet kundër alkoolit rezultuan pozitive dhe ai në momentin e aksidentit drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Nga aksidenti u përplasën dy automjete, mbetën të plagosur katër persona, mes të cilëve edhe vetë shkaktari i dyshuar i përplasjes, ndërsa 37 dele të ngordhura është dëmi që i është shkaktuar një fermeri të zonës.
Policia thotë se automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari Dhamo në momentin e përplasjes ishte me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë aks rrugor.
Fatmirësisht, asnjëri prej katër personave të plagosur nuk janë në rrezik për jetën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksidenti#Fier
Ещё видео!